Banka e Shqipërisë ka reaguar sot me një deklaratë zyrtare, pasi Presidenti i Republikës publikoi dje 31 korrik një letër të drejtuar Kuvendit të Shqipërisë ku, presidenti sugjeronte hetimin parlamentar veprimtarisë së bankës qendrore në mbikëqyrjen e institucioneve të mbledhjes së kredive të këqija. Duke sqaruar njëherë rolin e saj në licencimin e këtyre institucioneve, Banka e Shqipërisë shprehet se, në asnjë rast, as nuk ka lejuar dhe as nuk ka krijuar paligjshmëri.
“Pra, Banka e Shqipërisë, në asnjë rast, as nuk ka lejuar dhe as nuk ka krijuar paligjshmëri, por vetëm ka përmirësuar më tej kuadrin rregullativ mbikëqyrës për blerjen e kredive me probleme. Nga ana tjetër, ky ishte një format i propozuar dhe mbështetur fuqimisht nga institucionet partnere ndërkombëtare për ta adresuar këtë fenomen, FMN dhe BB”, njoftoi BSH.
Banka e Shqipërisë shprehet se ka përmbushur kurdoherë misionin e saj kushtetues: ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe të atij financiar në vend.
“Me masat dhe veprimet tona ndër vite, ne kemi kontribuar që Shqipëria të përballojë me sukses pasojat e një sërë krizash financiare, kemi mundësuar që brenda dekadës së fundit kredia me probleme të ulet 5 herë, duke u vendosur në nivelet më të ulëta historike, kemi përmirësuar rrënjësisht kuadrin rregullator në funksion të mbrojtjes së konsumatorit duke bërë që interesat për kredinë të ulen me 3 herë brenda 3 viteve të fundit, por mbi të gjitha, kemi garantuar shëndetin financiar të vendit, duke mbajtur të sigurta kursimet e miliona qytetarëve,” shprehet Banka e Shqipërisë.
inanciar të vendit.