Federata Shqiptare e Futbollit ka mohuar artikullin e publikuar nga Gazeta Panorama dhe Panorama Sport rritjen e pagave të drejtuesve të FSHF-së.

Në reagimin e saj FSHF thekson se nuk ka asnjë rritje page, ndërkohë që Panorama.al publikon dokumentin dhe listën me pagat e drejtuesve të këtij institucioni.

“Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet zyrës së saj të financës konfirmon për publikun e gjerë se tabela e pagave nuk ka pësuar asnjë ndryshim në këtë periudhë dhe jo më, të trefishohet. I bëjmë thirrje opinionit publik që të mos ndikohet nga dezinformomi i vazhdueshëm dhe i përditshëm i mediave të kapura nga kryetari i Bashkisë së Tiranës”, thekson FSHF.

Por pavarësisht mohimit te lajmit, siç shihet në dokumentin e siguruar nga Panorama, paga e Ilir Shulkut ka shkuar në 16 milionë lekë të vjetra. Paga e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së sipas ndryshimeve të reja kalon me 10 herë pagën e një ministri të qeverisë.

Edlira Jaupaj, drejtoreshë e burimeve njerëzore, 9 milionë lekë të vjetra.

Andi Vreçani, drejtor i marrëdhënieve me publikun paguhet 6 milionë lekë të vjetra.

Marrë nga Panorama Sport

Artikulli paraprakPRESIDENTI I UEFA-S MBËRRIN NË KRYEMINISTRI PËR TAKIMIN ME RAMËN, FSHF E DËRGON ME MAKINËN E DUKËS
Artikulli tjetër“NJOFTIM I RËNDËSISHËM”, AMBASADA ITALIANE NË TIRANË: RREGULLAT PËR TË UDHËTUAR NGA SHQIPËRIA NË ITALI