Gjykata e Apelit Shkodër lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj. Ky i fundit kishte apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpiak” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars. Frrokaj kërkon që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë.
Gjyqi nga Frrokaj ka nisur rreth orës 10:50, ndërsa në seance mungonte nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi. Ai ka paraqitur prokurore perfaqesimi me avokat.
Në seancë mungonte edhe kryetari i qarkut Gjoke Ndoka, i cili perfaqesohet nga 2 avokatet.
Por avokati Adrian Leka thotë se Fran Frrokaj u ndalua pa paraqitur asnjë provë, ndërsa në dosjen e Prokurorisë sipas tij nuk ka asnjë dokument që fajëson kryebashkiakun për tjetërsim pronash në Shëngjin apo shpërdorim detyre.