Gjykata e Apelit do të vendosë sot për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj. Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë në datë 19 mars vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun duke e liruar nga burgu.
Por, Frrokaj e apeloi këtë masë duke kërkuar që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë.
Ai së bashku me 22 zyrtarë të tjerë akuzohen për tjetërsim prone në Shëngjin. Zyrtarët lokal të hetuar nga Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar tokën në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.
Nga 23 zyrtarë të përfshirë, 13 u arrestuan (vetëm dy në masë arrest me burg) ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim nga policia si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronës.