Lezhë.

Vijon Operacioni “Ranishtja 4”.

Kapet dhe ndalohet edhe një tjetër person i shpallur në kërkim.

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjyaktës për shtetasin :

-Zef Gjini, 59vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .

Artikulli paraprakVRAU ME THIKË NË ZEMËR SHOKUN, “ARREST ME BURG” PËR KRISTJAN SHKAMBIN
Artikulli tjetërZHBLLOKOHET RRUGA E OBOTIT