Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të listave të qytetarëve, me targat e automjeteve.

DPSHTRR bën me dije se ka nisur hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik.

Kjo kompani është kontraktuar nga AKSHI. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakt.

NJOFTIMI I DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI. Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA, PLAGOSEN DY PASAGJERËT E MOSHUAR
Artikulli tjetërKREU I DOGANAVE: NË MESIN E 2022 DO OFROJMË ONLINE TË GJITHA SHËRBIMET, URIMI PËR SHQIPTARËT