Dyshimet dhe hetimet e Prokurorisë lidhur me skandalin seksual në Shkodër bëjnë me dije se ka qënë djali i drejtoreshës së Jetimores ai që ka ngacmuar seksualisht të miturat gjatë një ekskursioni që ka organizuar insitucioni.
“Nga ish drejtorja e Shtëpisë së Fëmijës A. Ll. janë lejuar në atë Institucion, apo dhe marrë gjatëekskursioneve të organizuara në Velipojë dhe Razëm dy fëmijët, të cilët duke qenë jashtë kontrollit të saj, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve dhe në raste të tjera djali B.Ll ka ngacmuar seksualisht fëmijët e seksit femër me moshë më të vogël se ai. Së dyti:Nga edukatoret e Shtëpisë së Fëmijës nëmënyrëflagrante janë lejuar fëmijët e mitur me moshë 10-12 vjeç të lajnë korridoret dhe banjat e Institucionet, veprim ky që bie ndesh dhe me pikë 3 të nenit 54 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë. Së treti: Nga edukatoret R. C. etj, është ushtruar dhunë fizike duke i rrahur me shkop druri të këmbëve tëkarrigeve, ndaj fëmijëve të mitur si S. A., etj. Së katërti: Në Shtëpinë e Fëmijës Shkodër, personeli manifeston sjellje e qëndrime diskriminuese ndaj fëmijëve të komuniteteve rome apo egjyptiane, veprim ky i konfirmuar nga deklarimet e të miturit F.T.”