Ngjarja e rëndë e ndodhur në institucionin e Shtëpisë së Fëmijës Shkollore 6 – 18 vjeç në Shkodër ka tronditur të gjithë opinionin dhe komunitetin tonë.

Bashkia e Shkodrës ka bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet e specializuara, Prokurorinë dhe Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, për kryerjen e hetimit të plotë dhe pa asnjë pengesë me të vetmin qëllim zbardhjen e së vërtetës. Duke qenë të vetdishëm për nevojat, problematikat dhe vështirësitë e shumta në të cilën ndodhen grupe sociale të komunitetit tonë, shërbimet sociale ndaj këtyre grupeve dhe sidomos ndaj fëmijëve dhe institucioneve rezidenciale, pavarësisht nga varësia e dyfishtë, janë prioritet i punës sonë. Mbesim në besim të plotë që institucionet e drejtësisë do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes në shtëpinë e fëmijës.

Artikulli paraprakTË VERBËRIT NË SHKODËR TË LËNË NË HARRESË
Artikulli tjetërSKANDALI NË JETIMORE, PROKURORIA DYSHON PËR DJALIN E ISH DREJTORESHËS