Bashkia e Shkodrës, ka hedhur poshtë denoncimin e bërë nga emisioni investigative “Stop” në lidhje me gjëndjen e femijeve ne qëndrën e zhvillimit në Shkodër.

Bashkia Shkodër me anë të një deklarate shpërndarë për mediat, shprehet se : Vlerësojmë që pamjet e shfaqura mbrëmë janë pamje të rënda, të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin në këtë qendër. Ambjente të tilla nuk ekzistojnë në qendrën e zhvillimit (tuba, hekra, ganxha, etj.) Imazhe të tilla janë të nxitura, të prodhuara dhe të shpërndara nga ish përgjegjësi i sektorit social pranë qendrës së zhvillimit i larguar prej dy vitesh nga puna për thyerje të rëndë të disiplinës në punë. Në këtë qendër zhvillimi trajtohen persona me probleme të rënda të zhvillimit fizik dhe mendor. Këto persona janë rezident dhe marrin shërbim në këtë qendër prej më shumë se 20 vitesh, dhe pjesa më e madhe (rreth 80%) nga këto përfitues kanë kaluar moshën 25 vjecare, moshë limit për rehabilitim dhe zhvillim. Aktualisht në këtë institucion me financimin e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane, po zhvillohet punime rikonstruktuese të përgjithshme të godinës me synim përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës së personave që jetojnë në këtë institucion. Mediat janë të mirëpritura të vizitojnë ambjentet e qendrës dhe të njihen drejtë për drejtë me kushtet dhe shërbimet që ofrohen në Qendrën e Zhvillimit, Shkodër- perfundon deklarata e Bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakCEPI: VIDEO NË EMISIONIN “STOP” E STISUR DHE ABSURDITET
Artikulli tjetërSHEFI I KOMISARIATIT : RRUGA E VELIPOJËS E “FRIKSHME”