KRERËT E SHTETIT DHE TË POLITIKËS DËNOJNË DHUNË.Valëvitja e flamurit të Shqipërisë së madhe, me foton e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinin, solli shpërthimet e komenteve në “Facebook” të politikanëve shqiptarë. Komentet e tyre janë bërë edhe për çështjen e incidenteve në stadium, ku u goditën futbollistët e kombëtares shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, nga SHBA, ka dhënë menjëherë një reagim nëpërmjet “Facebook” ku shprehet se ndihet krenar për ekipin kuqezi. “Krenar për Kuqezinjtë, që për sa pati futboll, fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar”, – shkruan Rama në “Facebook”. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta reagoi nga Gjeneva për incidentet e ndodhura në stadiumin e Beogradit, ku luhej Serbi-Shqipëri. Kryeparlamentari ka kërkuar që të gjithë autorët e dhunës të vihen para përgjegjësisë. “Krenar për Kombëtaren tonë. Një lojë e shkëlqyer në një klimë antisportive. Jemi pranë futbollisteve dhe familjeve të tyre. Autorët e dhunës të vihen para përgjegjësisë. Të gjithë jemi mirë, o sa mirë me qenë shqiptar. Shqipëria është vendi me i bukur në botë”, thuhet në reagimin e Metës. Ndërsa komenti i vetëm i liderit të PD-së, Lulzim Basha, është: “Përpara shqipe!”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë këtë koment: “Barbarët u mundën”. Ish-kryeministri Pandeli Majko shkruan: “Pa koment… Historia mundi futbollin!”

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/p_ezBvJjjEM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “SHITËSI”
Artikulli tjetërNDESHJA, REAGON UEFA DHE FIFA