Pas denoncimit te ngritur nga këshilltarja e djathte Mimoza Rexhevelaj persa i perket skandalit ne shkollen e Gruemires ka reaguar Drejtoria Arsimore Rajonale ne Malesi te Madhe e cila me urdhër të Ministrise se Arsimit ,

ka ngritur grupin e posaçem ne terren i cili do te verifikoje dhe zbuloje te gjitha shkaqet e konflikteve të stafit të meësueve atje dhe per pasojë do merren masat perkatese.

Pak dite me pare gjate mbledhjes se keshillit bashkiak te Malesise se Madhe eshte denoncuar dhuna mes stafit pedagogjik ne shkollen e Gruemires, nje skandal i persëritur disa here por qe deri tani ka kaluar ne heshtje nga institucionet pergjegjese.

Artikulli paraprak“ARBEN BROCI” ME NJË GODINË TË RE
Artikulli tjetër25-VITE FAKULTETI EKONOMIK SHKODËR