Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Ogerta Manastirliun, ish-ministre e Shëndetësisë, dhe Enkelejd Jotin, ish-Drejtorin e QSUNT, se me tenderat sekretë kanë vjedhur fondet e ilaçeve për të sëmurët e Spitalit Onkologjik. Në fjalimin që iu drejton mbështetësve të tij në protestat e përnatshme që zhvillohen në atë që njihet si “Rruga e Shpresës”, Berisha tha se çdo njeri i madh dhe i vogël pavarësisht edhe nga bindjet e tij është i tronditur thellësisht me ato që mediat kanë paraqitur mbi gjendjen katastrofale të vëllezërve, motrave, nënave, baballarëve, fëmijëve, të rriturve në Spitalin Onkologjik të vendit.

“Unë ju garantoj ju se në çdo spital të administratës korruptive të Edi Ramës gëlon, nxin korrupsioni dhe vetëm korrupsioni”, tha Berisha.

Në vijim ish-Kryeministri ka sjellë në vëmendje një mesazh që ka publikuar kohë më parë, ku akuzonte të njëjtët persona se kishin vjedhur fondet e ilaçeve të Onkologjikut. Berisha e ka bërë denoncimin plot 4 vjet më parë, ndërsa i referohej në atë kohë mesazhit të qytetarit digjital, sikundër i quan ai personat që denoncojnë fenomene të ndryshme te kreu demokrat.

“Unë jam këtu sot, do të më lejoni të lexoj para jush sonte një denoncim të qytetarit dixhital të bërë me 8 qershor 2020 dhe të publikuar në të gjitha portalet kryesore të vendit.

Qytetari dixhital shkruan se Joti, Veipi dhe Ndrikull Hajnia kanë vjedhur 100 përqind me tenderat sekrete paratë e ilaçeve për të sëmurët e Spitalit Onkologjik. Pra, kanë porositur, nuk kanë marrë asnjë ilaç dhe kanë futur në xhep paratë sikur ilaçet kanë ardhur”, tha Berisha.

Denoncimi i publikuar nga Berisha
“Të sëmurët me kancer mbeten pa radioterapi! Mafiozët Joti dhe Veipi likuidojnë substanca radioaktive që nuk kanë ardhur në Shqipëri! Parate e tyre vidhen me tendera sekrete!

Të sëmuret me kancer mbeten pa radioterapi. Katër punonjës që nuk pranojnë presionin që të firmosin krimin japin dorëheqje ose shkarkohen nga detyra nga mafiozet Joti dhe Veipi, të cilët kanë mbështetjen e Ndrikull Hajnise apo Korbës së Kovidit, siç është Manastirliu. Doktor, më thotë qytetari, kam një lajm urgjent. Rezart Veipi, drejtor i IT dhe inxhinierisë klinike në dhjetor përzuri shefin e sektorit të inxhinierisë klinike Ardit Çaushi. Arditi nuk firmoste kontratat sekrete me Fedosin për materialet radioaktive. Sektori në fjalë ishte pa shef dhe likuidimet e materialeve radioaktive i firmoste Rezart Veipi sikur ato kishin ardhur, por në të vërtetë kontratat ishin sekrete dhe asnjë miligram nuk kishte ardhur në Shqipëri. Asnjë ilaç nuk ishte futur në territorin e Shqipërisë. Ne vazhdimësi nga janari në prill, pagesat i firmosi Rezart Veipi. Pas denoncimit nga qytetari dixhital, se kisha bërë një denoncim të mëparshëm, Rezart Veipi dhe Enkelejd Joti ushtruan dhune verbale tek vartësit që nuk firmosnin. Shefja e radiologjisë, Drilona Kishta nuk pranoi se ka paraqitur dorëhëqjen pikërisht për këtë arsye. Dhuna verbale vazhdoi dhe me shefen e teknologjisë së informacionit që nuk pranoi të firmosë tenderat sekrete fiktive. Enkelejd Joti, Rezart Veipi e hoqën nga puna. Shikoni mor çfarë barbarësh. E hoqën edhe nga puna edhe zonjën Belina Hoxhën që nuk firmoste, shefe e teknologjisë së informacionit. Ndërkohë në të tille situatë edhe Majlinda Shehu, drejtoreshe juridike largohet vetë nga ky llum. Ndrikull Hajnia është informuar disa herë, por ajo ndan paratë me ta.

Artikulli paraprakRINDËRTOI 23 BANESA NË LEZHË, RAMA I SHPREH MIRËNJOHJEN HUMANISTIT NGA KOSOVA, HALIL KASTRATI
Artikulli tjetërSVEÇLA: KA MBARUAR KOHA KUR VERIU KONTROLLOHEJ NGA STRUKTURAT KRIMINALE TË SERBISË