Kryeministri Edi Rama në Qendrën e e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë, teksa ka pasur edhe një reagim për rastin skandal të ‘Shefqet Ndroqi’.

“Qendra e Re Shëndetësore Nr.1, Tiranë – Një tjetër qendër shëndetësore e transformuar rrënjësisht në zinxhirin e 300 qendrave të reja shëndetësore me standarde europiane, në vend të karakatinave 50 e 60 vjeçare ku personeli shëndetësor dhe qytetarët, vuanin bashkarisht mungesën e kushteve!

Dhe një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm,

që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakMETA PËR SHPOPULLIMIN: VENDI PO PËRJETON EROZION DEMOGRAFIK, PO KËRCËNOHET PERSPEKTIVA KOMBËTARE!
Artikulli tjetërNIS PUNA PËR ASFALTIMIN E RRUGËS SË DARRAGJATIT