Trajneri i notarit kuqezi Sidni Hoxha, ka hedhur akuza për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë nga ana e drejtuesve të KOKSH-it.
Në bazë të rezultateve të regjistruara më parë, Sindi Hoxha do të konkurronte në dy garat 100 m stil i lirë dhe 50 m stil, por notari nuk u përfshi në garat e 100 metrave që ishte parashikuar më datën 9 gusht dhe sipas trajnerit Shpëtim Hoxha, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik nuk e regjistruan emrin e sportisit pasi nuk morën pjesë në mbledhjen teknike. “Sidni nuk ka marrë pjesë jo për fajin e tij pasi në mbledhjen e fundit që është komisioni Teknik që është mbledhja deçizive ku vendosen edhe garat e tjera, Komiteti Olimpik Shqiptar nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë mbledhje dhe për këtë arsye në mënyrë automatike Sidni është përjashtuar nga gara 100 metra. Mos pjesëmarrja e tyre në një komision teknik tregon papërgjegjshmëri por dhe pa përvojë. Përbën atë që quhet neglizhencë absolute. Sigurisht që Federata e Notit mban përgjegjësi për dërgimin e një trajneri të papërgjegjshëm i cili nuk kujdeset aspak për çështjet e rezultateve dhe që gjithçka të shkojë mbarë”,-ka thënë ai.