Skaneri i Rinasit kap tre pako me pjesë armësh të nisura me postë

Kapen në aeroportin e Rinasit tre pako me pjesë armësh. Policia bën me dije se “të enjten (24 gusht 2017) rreth orës 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake”. Nga Antiterrori vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojne zbatimin e nje plani te detajuar masash.

Artikulli paraprakDY LOJTARË NË PROVË TEK VLLAZNIA
Artikulli tjetërZJARR MASIV NE QYTETIN E KOPLIKUT