Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder ka dhene masen “arrest me burg” per dy djemte e ish prefektit Paulin Radovani ne mungese ndersa ka vendosur “detyrim paraqitje” per ish prefektin dhe per te mos u larguar jashte shtetit. Prokuroria ka nisur nje hetim kryesisht per dy djemte dhe ish prefektin me akuzen per mashtrim.
Ish prefekti beri nje denoncim ndaj 22 personave teksa 12 prej tyre u arrestuan dhe tre te tjere jane ne kerkim ndersa te tjeret kane masa me te lehta. Denoncimi u be pasi 12 te arrestuarit sipas ish prefektit kishin dhene para me fajde ndaj dy djemve te tij ndersa disa te tjere kane luajtur rolin e garantit duke marra para per llogari te dy djemve te ish prefektit.
Dy djemte jane larguar nga Shqiperia dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht por gjykata dha masen e sigurise “arrest me burg” ne mungese. Hetimi vazhdon per kete çeshtje. Shuma e borxhit ne total e familjes Radovani ne 3 vitet e fundit mendohet rreth 13 milion euro.