Në sallën e Qendrës Rinore “Atelie”, të rinjtë shkodranë kanë prezantuar idetë e tyre të biznesit pasi i janë përgjigjur skemës së grantit për të rinjtë, e aplikuar për herë të parë nga Bashkia Shkodër.

Zëvendëskryetari i Bashkisë, Rudin Beka, tha se kjo ishte një iniciativë e kreut të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, për t’u dhënë mundësi të rinjve të krijojnë iniciativa në biznes. Ai u shpreh i befasuar nga numri i lartë i aplikimeve, por edhe nga idetë gjithëpërfshirëse dhe innovative.

Beka tha se ky institucion do të funksionojë si lehtësues dhe mbështetës për të rinjtë, me qëllim që ata të krijojnë një jetë të kënaqshme në qytetin e tyre.

Të rinjtë aplikues kanë prezantuar projekt-propozimet e tyre para një ekipi vlerësues, teksa do të mbështeten idetë inovative, por të cilat janë të aplikueshme në territorin e Bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, IU GJET KANABIS DHE DOREZË METALIKE, ARRESTOHET 23-VJEÇARI
Artikulli tjetërPENSIONISTËT: ÇMIMET E LARTA, TË PAPËRBALLUESHME