Fermerët e pajisur me NIPT kanë pasur mundësinë që përmes aplikimit në e-Albania të përfitojnë naftën të çliruar nga taksat. Këtë të hënë kryeministri Edi Rama e ka nisur me një informacion të rëndësishëm për të gjithë fermerët, duke publikuar disa nga përfitimet që ata kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.

“Ulje të kostos së punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve/eksporteve bujqësore. Formalizim i aktivitetit bujqësor. Fondi në dispozicion 10 mln $. Fermerët përfitojnë sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal. 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT”, thuhet mes të tjera në videon e Ramës, ku bëhen me dije dhe përfituesit sipas qarqeve.

Në total në të gjithë vendin janë 20.651 aplikime, ndërsa 30% më shumë fermerë janë të pajisur me NIPT.

“Mirëmëngjes dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos ku bëhen me dije informacione të rëndësishme.

 

Artikulli paraprakKATASTROFA MË E MADHE AJRORE USHTARAKE NË FILIPINE, RRËZOHET AVIONI, HUMBIN JETËN 50 PERSONA! DËSHMITARËT: PAMË NJERËZ QË ‘PO FLUTURONIN’ NË AJËR
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI I LUKSEMBURGUT PËRFUNDON NË SPITAL, REZULTON POZITIV ME COVID-19