Në Qendrën Sociale “Besa” Barbullush, ku dita nisi mes gjysheve e gjyshërve, me të cilët pata kënaqësinë të bisedoja rreth planit të ri të pensioneve. Por natyrshëm prej tyre ke shumë për të mësuar dhe ndarë eksperienca që janë të vlefshme për të përmirësuar shërbimet ndaj kësaj shtrese. Skema e re do të ketë në qëndër të vemendjes moshën e tretë, për t’i dhënë trajtimin e merituar financiar dhe vemendjen maksimale për një jetesë dinjitoze.
Në këtë qëndër kjo moshë merr të gjitha shërbimet falas dhe kemi një eksperiencë për tu vlerësuar. Pata rastin të falenderoj stafin për punën dhe përkushtimin e përditshëm krah tyre, si dhe kryetarin e Bashkisë Vau Dejës z.Kristjan Kristian Shkreli për mbështetjen që i jep kësaj qendre.
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱