Pak ditë më parë bashkia Shkodër lajmëroi skemën e re të qarkullimit në rrugët krysore të qytetit. Duke filluar nga jo e hënë lëvizja e mjeteve në bulevardin “Zogu I Parë” do të kryhet në drejtimin Parrucë – Xhabije. Ndërsa në rrugën “Daut Boriçi” lëvizja do të kryhet vetëm në drejtimin nga sheshi “Isa Boletini- drejt rrethrrotullimit të Parrucës. Pavarësisht vendosjes së rrgullave të reja në qarkullim, duket se ka drejtues mjetesh që nuk e kanë respektuar këtë skemë.

Ndërkohë, ndryshime ka patur edhe në tre stacionet e reja të shërbimit urban në qytetin e Shkodrës, pikërisht në rrugën “Mehmet Pashë Plaku” ku shërbimi I transportit urban do të realizohet në drejtimin hyrja e qytetit të Shkodrës drejt sheshit “Isa Boletini”. Në të gjitha këto zona është vendosur sinjalistika përkarëse rrugore, për orientimin e drejtuesve të mjeteve për skemën e re të lëvizjes në qytet. Ndërkohë, Në rrugën “Daut Boriçi” u krijua trafik nga fluksi I lartë I mjeteve.

Nuk dihet ende nëse kjo skemë e re e qarkullimit do të jetë funksionale vetëm gjatë sezonit veror, ku ka një rritje të fluksit të mjeteve që lëvizin në qytet apo do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit me qëllim reduktimin e trafikut në këto akse kryesore

Artikulli paraprakBARDHI KËRKESË ZYRTARE LINDITA NIKOLLËS: MBLIDH SOT PASDITE KËSHILLIN E MANDATEVE
Artikulli tjetërAKSIDENT ME VDEKJE NË AKSIN LEZHË-SHKODËR