83% e siperfaqes së rërës në bregdetin e Lezhës do të jetë plazh publik gjatë sezonit turistik të vitit të ardhshem.Bashkia prezantoi skemen e re të stacioneve të plazhit, e cila do të implementohet në bazë të vendimit të Qeverisë Shqiptare të miratuar pak javë më parë. Gjatë takimit me operatoret turistik kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu tha se plazhi do të shfrytëzohet vetem nga hotelerit në bazë të vendimit të ri 1 dhomë 2 shezlone dhe pjesa tjeter do të administrohet nga bashkia.

Ndreu paralajmeroi dhe ata që kanë privatizuar reren se nuk do të lejohen të vendosin shezlone, ndërsa ju kujtoi hotelerive taksen e fjetjes të cilen po e shmangin në vazhdimësi.

Lezha ka një vije bregdetare me gjatësi 26 km nga Rana e Hedhur deri në Tale dhe me reformen e re në turizem do të kenë mundesi të bëjnë plazh të gjithë pa shpenzuar shumë para, në hapësirat e shumta publike të cilat do të jenë në funksion të qytetareve.

Artikulli paraprakMË SHUMË FËMIJË TË PREKUR ME DIABET
Artikulli tjetërKURBIN, ZJARR NË FABRIKËN E KËPUCËVE