Ka ndryshuar skema e trafikut të drogës. Trafikantët shqiptarë këmbejnë kanabisin e prodhuar në Shqipëri me heroinë e kokainë të cilën e sjellin më pas sërish në Shqipëri ku dhe e përpunojnë për ta përshtatur për tregun europian.

Muajt e fundit nga shumë burime të policisë e prokurorisë flitet për një skemë tjetër trafiku që nuk ka ndodhur më përpara. Skema është provuar me dy ngarkesa që u kapën me gomone në drejtim të Greqisë, pak javë më parë dhe ku u ndaluan 4 persona që kryeninin transportimin e ngarkesës.

Ngarkesa të caktuara me kanabis transportohen nga Shqipëria drejt Greqisë e Turqisë dhe atje këmbehet me heroinë e kokainë. Pastaj janë të njëjtët njerëz por që ndryshojnë mjetet e transportit, apo mënyrën e kamuflimit të cilën këtë ngarkesë droge që e kanë marrë në shkëmbim të kanabisit vijnë dhe e sjellin në Shqipëri.

E para për të furnizuar tregun vendas. E dyta për ta çuar në ato pika ku mendohet se ka laboratorë të përpunimit të kësaj lënde dhe më pas ta çojnë në vendet e BE-së ku është tregu më i lartë.

Artikulli paraprakRRETHINA, EKOGRAFIA E GJIRIT FALAS PËR GRATË DHE VAJZAT
Artikulli tjetërPOLICIA BASTIS DOGANËN E TIRANËS, SHOQËROHET NJË AGJENT DOGANOR