Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi masa sigurie për nëntë persona për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të K. Penal.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 1196/2024, hetimeve me metoda speciale të hetimit pro aktiv në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, u provua se të nëntë personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin për të mundësuar kalimin e shtetasve që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është bërë e mundur fillimisht arrestimi shtetasit E.S., për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i K. Penal. Prokuroria pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.
Nga konteksti i bisedave të zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sistemin TIMS, rezulton se kontaktonte me shtetasi B. T, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.
Shtetasi E. S. ka në pronësi një Agjenci Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjenci për shitje biletash”.
Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi E..S mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë B. T. , të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjenci, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.
Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.
Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B.T. jep udhëzime mbi itinerarin e udhëtimit që duhet të kryejë pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimeve transit drejt vendeve të BE-së.
Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (për persona të cilët nuk kanë asnjë problematikë, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove, apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inadapodeportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.
Kjo veprimtari e mirë menduar dhe e strukturuar, ku personat të cilëve sipas ligjit dhe akteve nën ligjore nuk iu lejohej dalja nga Territori i Republikës së Shqipërisë është dokumentuar e plotë nga ana e Prokurorisë. Për këto arsye, u kërkua në Gjykatën e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshme Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë si më poshtë:
– B.T. , me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K. Penal; Masa e sigurisë “arrest në burg”, neni 238 i K. Pr. Penale
– E.S. , për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K. Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K. Pr. Penale;
– S.X., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K. Pr. Penale
-E.M , me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal; masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K. Pr. Penale
-A.D. , me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal; masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K. Pr. Penale.
-Y.P. , me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, neni 234 i K. Pr. Penale
– R.Sh. , me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, neni 234 i K. Pr. Penale
– E.A. , me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, neni 234 i K. Pr. Penale
-A.H. , me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K. Penal; Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, neni 234 i K. Pr. Penale.