Gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të ndiqen penalisht edhe nëse deklarojnë kontaktet apo fshehin lidhjet e papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, por thjeshtë do të përjashtohen nga sistemi.
Pas mundësisë për të dhënë dorëheqjen në këmbim të ndërprerjes së procesit të kontrollit dhe përfitimit të një pagese kalimtare, njerëzve të drejtësisë u bëhet një tjetër lëshim për të stimuluar largimin e tyre, duke i përjashtuar nga përgjegjësia penale, sa i takon të dhënave të deklaruara në formularin për kontrollin e figurës.Deklarata e plotësuar do të përdoret si provë vetëm në procesin e rivlerësimit dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal. Kështu parashikon paragrafi i dytë, i pikës 2 të nenit DH të Kushtetutës së re.Ekspertët duket se kanë shkruar jo paqëllim paragrafin e dytë, të pikës 2 të nenit DH të Kushtetutës së re. Përjashtimi nga përgjegjësia penale e të dhënave në deklaratën e për kontrollin e figurës, mund t’i nxisë prokurorët dhe gjyqtarët që të deklarojnë kontaktet me krimin. Për këtë qëllim, në ligjin e miratuar të Vetingut, është parashikuar një rrethanë lehtësuese për subjektet e vlerësimit, nëse ata tregohen të sinqertë. Ligji parashikon qësubjekti i rivlerësimit që ka qenë i hapur, i besueshëm dhe i plotë në lidhje me kontaktet dhe është distancuar prej tyre, mund të amnistohet. Po ashtu, konsiderohet si rrethanë lehtësuese kur subjekti i rivlerësimit rendit në listë një kontakt, por data ose vendndodhja nuk është e saktë dhe kjo duket se është thjesht gabim ose ngatërresë. Rrethanë lehtësuese konsiderohet edhe rasti kur subjekti i rivlerësimit nuk rendit në listë një kontakt, por ka qenë i besueshëm dhe i plotë në lidhje me kontaktet e tjera. Megjithatë, heqja e përgjegjësisë penale mund të japë edhe efektin e kundërt. Duke mos mbajtur përgjegjësi, gjyqtari dhe prokurori mund t’i fshehë kontaktet, ndonëse lidhjet mund të zbulohen më pas nga DSIK dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.Neni për dëshmitarët, i përfshirë në ligjin për Vetingun, konsiderohet një tjetër faktor nxitës për dorëheqjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Sipas ligjit, personi që ka marrë pjesë në kryerjen e një vepre penale të korrupsionit me subjektin e rivlerësimit, ka të drejtë t’i drejtohet zyrës së prokurorisë. Prokurori mund t’i japë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë personit që shpreh vullnetin për të dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit. Bashkëpunëtori i drejtësisë nuk mund të ndiqet penalisht, ndërsa merr mbrapsht paratë që i ka dhënë ryshfet gjyqtarit dhe prokurorit. Kjo dispozitë duket se ka trembur prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët kanë marrë ryshfet. Pas mundësisë për të dhënë dorëheqjen në këmbim të ndërprerjes së procesit të Vetingut dhe përfitimit të një pagese kalimtare, njerëzve të drejtësisë u bëhet një tjetër lëshim për të stimuluar largimin e tyre.Deklarata e plotësuar nga prokurorët dhe gjyqtarët për kontrollin e figurës, sipas Kushtetutës së re, do të përdoret si provë vetëm në procesin e rivlerësimit dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.Komisioni për Reformën në Drejtësi do të nisë këtë javë shqyrtimin dhe miratimin e 6 ligjeve prioritare. Pas finalizimit të ligjit për Vetingun me votë në Parlament, komisioni i posaçëm pritet të zhvillojë disa mbledhje gjatë kësaj jave. Drafti më i rëndësishëm është ai për ngritjen e institucioneve që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin, i quajtur ndryshe ligji për SPAK. Por, në fokus të komisionit do të jetë edhe draftet për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ligji për prokurorinë, për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj. Të gjitha draftet mbajnë vulën e ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT, por pritet një oponencë e fortë nga Partia Demokratike. Sipas burimeve, ekspertët e opozitës po përgatisin amendamente për ndryshimin e ligjit për SPAK, ës po përgatisin amendamente për ndryshimin e ligjit për SPAK, çka pritet të ketë edhe një përplasje me faktorin ndërkombëtar