Sot po hapim një mundësi reale për të rinjtë nga mosha 18-30 vjeç për t’i mbështetur me grante nga Bashkia Shkodër.
Sot është hapur thirrja e parë për të gjithë të rinjtë që kanë ide inovatore të aplikojne dhe Bashkia do të mundësojë 80% të projektit falas.
Ky është hapi i parë që ne bëjmë për të mbështetur të rinjtë me financime direkte. I ftoj të gjithë të bëhen pjesë dhe të përfitojnë.