Kryetari i Akademisë së Shkencave Skender Gjinushi, nga Shkodra e quajti injorante opozitën për akuzën e saj se po kërkohet një zgjatje e mandatit të tij përmes propozimit të ligjit nga dy deputetë të PS. Reforma në Akademinë e Shkencave nuk lidhet me persona të veçantë tha Gjinushi.
Kreu i Akademisë së Shkencave tha se akademiku Artan Fuga apo Ledi Shamku që kanë patur replika në distancë janë individë që nuk përfaqësojnë komunitetin e akademikëve apo universiteteve.
Fakti që emri i Gjinushit ndodhet ende në Gjykatën Kushtetuese nga opozita për shkak të mos dekretimit nga Ilir Meta kur ishte Presidenti, kreu i akademisë së shkencave tha se është lajm i mirë që të mos dekretojë Ilir Meta.
Si një ish politikan me një eksperiencë të gjatë, Gjinushi tha se në Shqipëri ende nuk i jepet vendi i duhur institucioneve dhe ligjit duke dhënë një koment edhe për ndarjen në Partinë Demokratike duke thënë se nëse Gjykata e Tiranës do zbatonte juridiksionin që ka siç bëri KQZ, PD nuk do ishte në këtë krizë.
I pyetur për kryeministrin Rama, Gjinushi tha se kreu i qeverisë nga një skeptik është kthyer në një mbështetës të akademisë së shkencave. Deklaratat Gjinushi i bëri pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.