Skënder Gjinushi është propozuar të jetë kryetarë i Akademisë së Shkeencave. Propozimi është firmosur nga tre akademikë, duke u bazuar tek ligji për zgjedhjet, në Akademinë e Shkencave.
“Tre akademikë: Nestor Thereska, akademik emeritus, Arben Merkoçi, akademik dhe Adrian Civici, akademik i asociuar propozojnë akademik Skënder Gjinushin për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, në bazë të ligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe të neneve 15 dhe 16 të Statutit të ASH”, njofton Akademia e Shkencave.
Në tekstin e propozimit shkruhet:
“Propozimi ynë bëhet, pasi vlerësojmë punën dhe ecurinë e bërë në këto katër vitet e drejtimit të ASH nga akademiku Gjinushi, pas kryerjes së fazës së parë të reformës dhe në përmbushje të angazhimeve të marra para Asamblesë.
Ndër të tjera çmojmë hapjen e ASH ndaj botës akademike në vend dhe në rajon, përtëritjen e radhëve të saj me anëtarë të rinj, krijimin e njësive të reja të kërkim studimit, rritjen e peshës dhe angazhimit në bashkëpunimet institucionale në vend, rajon dhe më gjerë, në zbatim të misionit ligjor të ASH. Regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, Balla takim me komunitetin shqiptar në Lacio
Shprehim bindjen se ky proces reformimi do të vijojë edhe në mandatin e radhës për të përmbushur detyrimet e fazës së dytë të reformës së nisur për riorganizimin e ASH me institute, si dhe për realizimin e projekteve madhore të ndërmarra nga akademia jonë në fushën e albanologjisë: “Enciklopedia e shqiptarëve”, “Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe” dhe “Historia e shqiptarëve etj. Shpresojmë që propozimi ynë të merret në konsideratë”. Skënder Gjinushi u shpall kryetar i Akademisë së Shkencave në nëntor 2019, pas zgjedhjev me 35 vota pro dhe 6 kundër. Tashmë pritet që Gjinushi pritet të kërkoi një mandat të dytë.