Me 35 vota pro Skëndet Gjinushi është votuar për të qenë në krye të Akademisë së Shkencave. Plot 44 akademikë votuan për 4 vende vakante në këtë institucion, ku më i rëndësishmi është posti i kreut të Akademisë.

“Është vlerësim që kjo asamble e nderuar voton për përbërjen e re” u shpreh Gjinushi pasi u be numerimi i votave

Skënder Gjinushi ishte kandidati i vetëm për kreun e këtij institucioni. Në prezantimin e platformës së tij, ai tha se Akademia është partner i qeverisë dhe shoqërisë për ngritjen e standardeve.

“Akademia do të nxisë reformimin e shkencës. Do të çojmë deri në fund reformën e Akademisë dhe kërkimit shkencor. Do përfshihen individë të suksesshëm që punojnë në qendra kërkimore jashtë vendit”, ka thënë Gjinushi.

Gjinushi tha se për herë të parë ligji parashikon krijimin e Akademisë së të rinjve dhe rikthimin e akademikëve mbi 75 vjeç.

Mësohet se Ismail Kadare ka votuar me postë për zgjedhjet e Akademisë.

Secili vend vakant kishte nga një kandidat:

1-Skënder Gjinushi, në garë për kreun e Akademisë së Shkencave
2-Vasil Tole, kandidat për zv/kryetar të Akademisë
3-Salvador Bushati, kandidat për sekretar
4-Neki Frashëri, kandidat për kryetar seksioni të Shkencave të Natyrës

Artikulli paraprakSHBA DHE GJERMANIA: KA FRUSTRIM! KRIZA PO PENGON INVESTIMET E HUAJA NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërVIKTOR MARTINI, PAS 62 VITESH NXJERR POEZITË E QELISË