Amortizimi I rrugëve është ndër problemet prezent në çdo stinë të vitit. Në lagjen “Skenderbeg” ka akoma rrugë, ndërtimi I të cilave është premtuar nga institucionet
përgjegjëse por që akoma nuk kanë është ndërhyrë në to. Banorët që jetojnë në këtë zonë bëjnë me dije se si shkak I disnivelit të rrugës i gjithë shiu që bie mbetet në sipërfaqen e rrugës duke bllokuar edhe qarkullimin e tyre.
Problem tjetër në këtë zonë është edhe ngushëtsia e rrugës, pasi në rast rreziku ambulanca apo zjarrëfikësja nuk mund të futen në lagje.
Prej disa vitesh, banorët e lagjes “Skenderbeg” kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërtohet rruga në këtë lagje tejet të populluar por duekt se kjo nevojë e banorëve ka mbetur vetëm një premtim electoral dhe asgjë më tepër.