Vllaznia ka humbur 3-0 ndaj Skenderbeut në ndeshjen e luajtur në transfertë. Kuqeblutë nuk kanë mundut t’i bëjnë ballë kampionëve në fuqi pavarësisht kërcënimeve të lojtarëve apo stafi teknik përpara ndeshjes se mund të merrnin pikë në Korç.
Për Skenderbeun ka qenë gjithçka e lehtë sidomos në pjesën e parë ndaj një Vllaznia e cila nuk shfaqi asgjë nga vlerat e saj. Korçarët provojnë që në minutën e 4′ me një goditje që ndalet nga portieri Agoviç. Nuk kalon shumë kohë dhe ekipi i Agostinellit gjen shumë shpejt rrugën e rrjetës me anë të Xhejms. Përfiton nga gabimi në mbrojtje dhe kthen në gol një top të ardhur nga goditja e këndit. Korçarët mund të çarët mund të 2-0 rezutatin por kësaj here Agoviç shpëton portën nga goli i dytë duke mos lejuar Latifin që të shënojë. Duhet të vijë minuta e 21′ që shkodranët të ndërtojnë kundërsulmin e parë. Sulmuesi Pepa e ka hapësirën dhe avancon por nuk pason saktësisht brenda zonës. Skenderbeu kërkon golin e dytë por një gjuajtje në minutën e 24′ përfundon jashtë. Shkodrani i Skenderbeut Hamdi Salihi shfaqet rrezikshëm në minutën e 36′ por goditja e tij është më e lehtë seç duhet. Një minutë më pas në një aksion Latifi fiton duelin me Gurishtën dhe brenda zonës gjen të përgjumur mbrojtjen. Salihi shfaqet i vetëm dhe këtë radhë nuk mund të gabojë. Çon në rrjetë topin por si gjithmonë kur shënon ndaj Vllaznisë nuk feston. Skenderbeu ka mundësi edhe për golin e tretë por në rrëmujë e sipër mbrojtja kuqeblu largon topin. Edhe pjesa e dytë dominohet nga vendasit të cilët e kanë të lehtë të administrojnë avantazhin e dy golave që në pjesën e parë. Nga ana tjetër ekipi i Armando Cungut e ka të vështirë të barazojë e aq më tepër të përmbysë rezultatin. Nw fund Salihi realizon edhe golin e tij tw dytw dhe tw tretin pwr Skenderbeun teksa swrish gabon mbrojtja shkodrane. Me këtë fitore Skenderbeu shkëputet i vetëm në rënditje me 15 pikë me 5 fitore radhazi në këtë fillim kampionati. Korçarët përfituan edhe nga humbja e Partizanit ndaj Kukësit teksa kuksianët renditen të dytë me 9 pikë dhe më pas demat e kuq me 8 pikë. Vllaznia pas humbjes në Korçë provizorisht është në vendin e 4-ërt me 6 pikë. Ndeshjen e ardhshme Vllaznia e luan sërish në transfertë me Luftëtarin e Gjirokastrës.