UEFA ka marrë një vendim drastik për Skënderbeun për akuzat e trukimit të ndeshjeve, duke e dënuar me 10 vjet përjashtim nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës në UEFA në datën 7 shkurt. Shtatë herë kampionët e Shqipërisë akuzohen për trukime ndeshjesh në kompetecionet europiane. Skënderbeu është ekipi shqiptar më i suksesshëm në vitet e fundit. Edhe për sezonin 2017-2018, Skënderbeu mori pjesë në fazën në grupe të Europa League. Mbeten për t’u parë hapat që do hedhin korçarët ndaj këtij vendimi të UEFA-s. Skënderbeu ndërkohë është në Arbitrazh për titullin kampion të Superiores vitin e kaluar, që i është hequr nga FSHF dhe i ka kaluar Partizanit.

Dy vite më parë, ekipi që fitoi shtatë herë radhazi kampionatin shqiptar të futbollit, u përjashtua nga Champions League me vendim të UEFA-s, duke mos marrë pjesë për një vit në Kupat e Europës.

Artikulli paraprakBESËLIDHJA ANKESË PËR VLLAZNIA B
Artikulli tjetërPOLICIA KAP DY HAJDUTE,VIDHNIN BANESA E LOKALE