Vllaznia ia ka dalë të mundë Skëndërbeun në Korçë me rezultatin minimal 0-1. Në minutën e 58-të Ramos çon topin në rrjetë, por VAR-i ndërhyn duke anuluar golin e mbrojtësit pas një prekje të topit me dorë.Në minutën e 71-të të takimit shkodranët kundërpërgjigjen me anë të një penalltie për një prekje të topit me dorë nga ana e Ramos. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi 11-metërsh dhe Balaj shënon nga pika e bardhë. Në minutën e 94- të Krymi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Liços dhe gjyqtari e ndëshkon menjëherë me karton të kuq.Me këtë rezultat, Vllaznia renditet në vendin e dytë me 49 pikë, sakaq Skënderbeu pozicionohet në vendin e katërt me 37 pikë.

Artikulli paraprak“PS PO KRYEN PAZARE OKULTE”, ALIBEAJ KONFIRMON NEGOCIATAT E MAZHORANCËS ME RITHEMELIMIN
Artikulli tjetërSHQIPËRIA HEQ VIZAT ME 5 SHTETE, AFATI DERI NË 31 DHJETOR 2024