Me urdhër të Prokurorisë së qytetit të Bolonjës, Drejtoria e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar gjatë orëve të fundit një operacion policor duke vënë nën hetim 9 shtetas të huaj, sipërmarrës e tregtarë të vegjël në sektorin ushqimor me dyshimin e pjesëmarrjes në organizim me qëllim terrorizmi e prishje të rendit publik.

Mes personave të vënë nën hetim janë 2 shtetas shqiptarë; P.R 42 vjec, banues në Rimini e L.K 39 vjec , banues në Ravenna, shtetasi maqedonas me inicialet N.N 49 vjec , një shtetas tunizian e 5 marokenë, banues në provincën e Riminit e Cesenas. Skuadra e antiterrorit italian ka kontrolluar imtësisht banesat e selitë e sipërmarrjeve të tyre duke sekuestruar tërë materialet informatike si dhe telefonat celularë. Sipas mediave lokale dyshohet se 9 personat e vënë hetim kanë financuar me qindra mijëa euro terrorizmin islamik.

Policia italiane ka verifikuar shuma të mëdha parash që këta persona dërgonin në destinacione si Maroku, Algjeria, Tunizia, Belgjika, Gjermania e Franca. Njëri prej personave të vënë nën hetim vetëm gjatë vitit 2014 ka dërguar në këto shtete rreth 1 milionë euro. Po sipas dyshimeve të investigatorëve italianë, 9 të hetuarit kishin nisur në territorin e provincës së Riminit një fushatë rekrutimi të rinjsh për t’u dërguar në Egjipt për të studiuar Kuranin e besimin islam. Sipas autoriteteve italiane 4 prej tyre kanë favorizuar kundrejt pagesës emigracionin klandestin e paratë e fituara i kanë përdornin për të financuar aktivitetin terrorist.

Mediat lokale italiane përcjellin përgjimet telefonike të policisë italiane ndaj shqiptarit 39 vjecar L.K banues në Ravenna.

“I pe materiale që të nisa sot , thotë shqiptari… janë shumë të bukura më habitën… Po materialin e (….) që ma solli një pasardhës i Abdurrahim Ballës, (imami shqiptar i dënuar me 17 vjet burg për xhihadizëm)?”

Në bisedat telefonike të shqiptarit i referohet një shkëmbimi pamjesh filmike me një tjetër shqiptar me emrin Osman, banues në territorin e Ferraras e nën mbikqyrjen e shtetit italian si një person i rrezikshëm për vendin. Analizimi i materialeve informatike e të telefonave celularë të sekuestruar do të ndihmoj antiterrorizmin italian në zbardhjen e plotë të aktivitetit të 9 personave të hetuar.

Artikulli paraprakKULTIVONTE KANABIS, SHPALLET NË KËRKIM 25 VJEÇARI
Artikulli tjetërRAMA FIRMOS EMRIN E PARË TË DREJTORIT TË PD