Ecuria e mirë e Vllaznisë së futbollit të femrave në Kupat e Europës në vitet e fundit ka bërë që emri i saj tashmë të përmendet si një realitet i bukur jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe më gjërë, madje edhe në klube të njohura të Europës. Kështu, skuadra më e titulluar në futbollin europian të femrave, Olympique Lyon, i ka bërë ftesë Vllaznisë për të zhvilluar një ndeshje miqësore në mesin e muajit shtator. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga vetë presidenti Lazër Matija në një konferencë shtypi.

Kjo miqësore “luksi” është planifikuar të luhet më 14-shtator në Lyon të Francës. Skuadra e Lyon është tetë herë fituese e Champions League, më shumë se çdo skuadër tjetër europiane, 17-herë kampione e Francës dhe skuadra që ka bërë ligjin në futbollin e femrave në Europë këto dy dekadat e fundit.

https://youtu.be/2jDIZnjSV8M

Artikulli paraprakDËME TË SHUMTA NGA ZJARRI NË ZADRIMË
Artikulli tjetër‘DIPLO 2024’, MINISTRI I JASHTËM: NË MEPJ NJË STRUKTURË E POSAÇME PËR SHQIPTARËT NË RAJON