Velipoja ka qënë kryefjalë e ditëve të fundit fale imazheve të skulpturave në rërë, një festival që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri. Në mbyllje të LAS ART Festival, themeluesja e këtij aktiviteti Beskida Kraja tha se qëllimi është ridimensionimi i hapësirave publike në Velipojë përmes artit. Skulptori i njohur Ferid Kola tha se Shqipëria ka nevojë për aktivitete të tilla kulturore si festivali i rërës. LAS ART Festival u zhvillua edhe si një garë mes artistëve pjesëmarrës ndërsa çmimin e parë e fitoi kroati Nikolas Vela me një mozaik të bërë në grykëderdhjen e Bunës në Velipojë.

“Unë jam i lumtur për këtë vlerësim. Çfarë mund të them, gjithçka ishte shumë bukur. Unë do ta kujtoj gjithmonë Shqipërinë”.

E pranishme në këtë event ka qënë edhe Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali e cila tha se tashmë përmes festivalit të skulpturave në rërë Velipoja rendit krah plazheve botërore që e kanë traditë këtë aktivitet. Prefektja e Qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni, garantoi të gjithë artistët se mbeshtetja për ta do të jetë e pakursyer në të ardhmen. Land & Sand Festival, e bëri Velipojën një plazh edhe më tërheqës duke i dhënë një mundësi më shumë turistëve të huaj dhe pushuesve vendas ndërsa shërbeu edhe për argëtimin e fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme sportive dhe lojërave të zhvilluara.

Artikulli paraprakLEHTËSOHET TRAFIKU NË QYTET
Artikulli tjetërRAMA E NDEROI ME ‘YLLIN E MADH TË MIRËNJOHJES’, MARKU: KY VLERËSIM MË SHTYN T’I SJELL EDHE MË SHUMË TITUJ SHQIPËRISË