Kompania shtetërore e naftës e Meksikës tha se një zjarr i shkaktuar nga një këputje në një tubacion gazi nënujor në Gjirin e Meksikës ka mbaruar, por videot që tregojnë përpjekjet për të shuar atë bën xhiron e rrjeteve sociale.

“Zjarri në det” u shua në 10:45 pas një rrjedhje gazi rreth 500 metra nga një platformë shpimi, shkruan në Twitter zyrtarët e Ministrisë së Industrisë meksikane. Asnjë lëndim nuk u raportua dhe kompania tha se u deshën rreth 5 orë për të vene incidentin nën kontroll.

Mediat meksikane dhe gazetarët që raportuan për incidentin shpërndanë video që tregojnë një skenë tronditëse: Një shkëlqim portokalli nën sipërfaqen e vluar të oqeanit – dhe anije që spërkasin rryma uji, në një përpjekje të dukshme për të shuar zjarrin.

 

Artikulli paraprakRAMA PUBLIKON VIDEON DHE URON FUNDJAVË TË MBARË: ME PARAJSËN E LUMIT TË SHALËS
Artikulli tjetërURAGANI ‘ELSA’ NIS SEZONIN PARA KOHE, PRITET TË GODASË FLORIDËN