Natyra i ka falur gjithçka, por mungesa e investimeve e ka lënë pas në kohë.Ndonëse është pjesë e 100 fshatrave turistik, një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin e agro-turizmit fshati Skuraj në Kurbin i cili ndodhet mes dy vargmaleve dhe Lumit Mat nuk ka marrë aspak vemendje nga pushteti vendor dhe qëndror.

Problemi kryesor është kjo urë pasarele mbi Lumit Mat e cila është dëmtuar dhe ndarë në tre pjesë, duke u kthyer në rrezik për jeten e banoreve që kalojnë aty.Ata e konsiderojnë të pafalshme mungesen e vemendjes nga Bashkia Kurbin, ndaj kësaj zone me potencial të jashtëzakonshem turistik

Pavarësisht interesit, mungesa e investimeve kryesisht në infrastrukture po i mban vizitoret dhe turistet larg fshatit Skuraj me histori qindravjeçare dhe bukuri natyrore.

Artikulli paraprakMETA ZBARDH TAKIMIN ME ESCOBAR: E RËNDËSISHME TË RUHET PARTNERITETI SHBA-SHQIPËRI! MË 14 MAJ I JAPIM FUND MONIZMIT
Artikulli tjetërSHFAQET DOKUMENTARI PËR TË ZHDUKURIT NË KOMUNIZËM