Riaktivizohen zjarret – Skuraj, helikopteri VIVA dërgon të asfiksuarin në spital

Riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Bulqizë e Kurbin ka ridimensionuar misionin e helikopterëve VIVA. Një person i asfiksuar nga tymi në Skuraj të Kurbinit është dërguar nga helikopteri VIVA në spitalin e Rrëshenit. Ndërkohë, në fshatin Lenë të Bulqizës, flakët kanë hyrë në oborret e shtëpive, siç raportojnë banorët e zonës, që po janë evakuuar. Flakët ishin vënë nën kontroll por janë rishfaqur në një zonë tjetër të fshatit, duke krijuar panik tek banorët. Shërbimi zjarrfikës po punon për kontrollin e tyre. Helikopterët e kompanisë VIVA i janë rikthyer operacionit për shuarjen e flakëve në fshatin Skuraj të Kurbinit, ku zjarret janë kthyer këtë të premte. Gjatë paradites janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në këtë fshat, ndërsa është kërkuar ndërhyrje nga ajri. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake për të shuar flakët, ndërsa helikopteri ka bërë të mundur izolimin e vatrës. Pikërisht në përpjekje për të fikur zjarret Viva ka ndërmarrë dhe operacionin humanitar të shpëtimit të jetës së banorëve. Emergjencat civile kanë dhënë alarmin për asfiksimin e Paulin Dukës prej tymit të madh të shkaktuar nga zjarri. I dëmtuari është dërguar me urgjencë në bordin e helikopterit Viva drejt spitalit të Rrëshenit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkaq, në fshatin Lenë të Bulqizës, misioni i helikopterëve VIVA duket se nuk është mbyllur. Pas izolimit të vatrës së zjarrit gjatë mëngjesit nga helikopteri VIVA, dhe evakuuimit të banorëve të fshatrave të afërt, situata është përkeqësuar në orët e pasdites së të premtes. Zjarri në pyllin me pisha në fshatin Lenë të Bulqizës doli jashtë kontrollit pas riaktiviziimit të vatrave këtë pasdreke. Shërbimet zjarrfikëse dhe helikopteri VIVA kishin mundur të izolonin vatrat gjatë mëngjesit, duke larguar edhe banorët që rrezikoheshin. Por, tashmë zjarri është rishfaqur me intensitet, duke hyrë në oborret e shtëpive ndërsa ka nisur evakuuimi edhe i banorëve të tjerë. Banorët thonë se zjarri u rishfaq në një lagje tjetër të fshatit dhe ka djegur banesa, ndërsa nuk përjashtohen persona të asfiksuar. Misioni për stafin gjerman të VIVAs është i qartë, shpëtimi i jetëve të njerëzve por dhe i banesave që rrezikohen të shkrumbohen.

Artikulli paraprakZJARR MASIV NE QYTETIN E KOPLIKUT
Artikulli tjetërSHPËRTHIM DHE ZJARR NË GODINËN E POSTËS