Që nga data 1 është i ndaluar rreptësisht përdorimi i qeseve plastike. Përdorësuesit e tyre do të penalizohen, si dhe do të merren masa për prodhuesit.

Çdo biznes që përdor këto qese pasi ka përfunduar afati, rrezikon të gjobitet me gjoba që variojnë 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra.

Vendimi i qeverisë parashikon që në treg të hidhen qeset e riciklueshme, që janë nën kontrollin e ministrisë dhe do të prodhohen kundrejt një pagese.

Kontrollet për shkeljen e vendimit i janë lenë në dorë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi tha dy muaj më parë kur doli vendimi se si qytetarët ashtu edhe bizneset duhet t’i bashkohen nismës.

Vendimi kërkon masa drastike, kërkon që 2 muaj pas hyrjes në fuqi, të mos ketë më përdorim të qeseve plastike,

masa e gjobës është e një niveli të konsiderueshëm nga 10 milionë deri në 15 milionë lekë të vjetra kushdo përdorues apo prodhues i këtyre qeseve plastike”, deklaroi ministri.

VENDIMI, QESET QE DO LEJOHEN

29. “Qese e lehtë plastike mbajtëse”, është qesja plastike me trashësi për çdo anë më të vogël se 35 mikron, me përjashtim të qeses së përdorur vetëm për qëllime higjieno-sanitare.

29/b) “Qese plastike mbajtëse oxodegradueshme”, është qesja plastike mbajtëse e prodhuar nga materiale që përfshijnë aditivë, të cilët katalizojnë copëzimin e materialit plastik në mikrofragmente”.

4. Në kreun IV, paragrafi ekzistues numërtohet 1 dhe pas tij shtohen pikat 2, 3 dhe 4, me këtë përmbajtje:

“2. Pa rënë ndesh me kërkesat e tjera të posaçme të këtij vendimi, prodhimi i qeseve plastike mbajtëse, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, bëhet duke përdorur aditivë biodegradues me një cikël veprimi jo më pak se 36 muaj,

i cili mundëson realizimin e ciklit të plotë të përdorimit nga prodhimi, magazinimi, tregtimi, përdorimi dhe kthimi për riciklim përpara se ky produkt të ketë humbur vlerat për riciklim.

Qeset plastike mbajtëse të oxodegradueshme nuk konsiderohen si të biodegradueshme, sipas përcaktimit të këtij vendimi.

3. Pa rënë ndesh me kërkesat e tjera të posaçme të këtij vendimi, prodhimi i qeseve plastike mbajtëse, me trashësinë e mureve me të madhe se 35 mikron,

bëhet duke përdorur jo më pak se 55% lëndë të parë të përftuar nga riciklimi, ose lëndë të parë ndihmëse alternative jo plastike.

Artikulli paraprakPOLICIA E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË BASHKË NË PATRULLIME DERI MË 31 GUSHT
Artikulli tjetërGJERMANIA DO TË KËRKOJË FUQI PUNËTORE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË