Është zbardhur vrasja me pistoletë në Sllovaki e gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova.

Sipas transmetuesit publik sllovak RTvs, i dyshuari kryesor i vrasjes është ish-ushtaraku, Marcek. Pas 5 orësh marrjes në pyetje, Marcek ka rrëfyer se ka qenë ai që ka qëlluar ndaj Kuciak.

Deri më sot ish-ushtaraku figuronte vetëm si ‘shoferi’, ndërsa vrasësi mendohej kushëriri i tij, Tomas Szabo. Kuciak dhe e fejuara e tij u vranë në shkurt të 2018-ës.

Për vrasjen akuzoheshin 5 persona, mes të cilëve edhe Marian Kocner, i cili vazhdon të mohojë çdo lidhje.

Artikulli paraprakNUK IU DHA PARA, QYTETARI MERRET PENG PREJ 4 DITËSH
Artikulli tjetërMOS DHURO PARA, DHURO KUJDES!