Me një rrëfim si asnjëherë më parë kampioni i Europës në atletikë Izmir Smajlaj erdhi në emisionin “Star Kids” në Star Plus Tv. Smajlaj tregoi se si e nisi atletikën me trajnerin e tij, të ndjerin Vildan Tufi me të cilin ka shumë kujtime.Smajlaj foli për fëmijërinë por edhe familjen e tij.
Fëmijëve nuk i shpëtoi pezullimi i Izmir Smajlaj si dhe vendimi për pafajësinë e tij pas dy vitesh ndërsa tregoi edhe dëshirën e tij për të arritur pikët për në olimpiadën e Parisit këtë vit.
Largimi nga Vllaznia për t’iu bashkuar rivalëve të Tiranës ishte i detyrueshëm thotë Smajlaj ndërsa dëshira e tij është gjithmonë për t’u rikthyer në Shkodër.
Momentet e vështira gjatë karrierës si stërvitja në pedonale apo emigrimi drejt Anglisë nuk munguan për kampionin e Europës.
Smajlaj tregon momentet më emocionuese por edhe zhgënjimet më të mëdha si dhe objektivin e tij për të qenë një ditë President i Federatës së Atletikës.
Shkodra është qyteti kryesor i prodhimit të talenteve thotë Smajlaj.
Këtë bisedë në Star Kids kampioni i Europës e mbyll me një falenderim ndryshe.