Kushtet e punës në sektorët privat në Shkodër lënë shumë për të dëshiruar , për të mos thënë qe nuk plotësojnë as elementet minimal të sigurisë së punëtorëve.
Kështu shprehet Kryetari i Konfederatës së Sindikatave në Shkodër , Fatmir Smajli, i cili thotë se ka edhe prej atyre sektorëve që kanë përmirësuar kushtet
Ndërsa lidhur me subjektet që operojnë në fushën e tregtimit të pajisjeve elektrike Smajli thotë se punonjësit punojnë në kushte mizerabël.
Lidhur me sektorin e ushqimit,Smajli tha se bizneset qe operojne ne qytet kane kushte mjaft te mira, ndersa bizneset qe operojne ne fshat lene shume per te deshiruar.