Paga minimale është nën minimumin jetik cka vështirëson së tepërmi ekonominë për familjet shkodrane.

Ka qënë kjo deklarata e Kryetarit të Konfederates per Qarkun Shkoder Fatmir Smajli i cili shtoi edhe mungesën e sigurimeve në punë. Smajli është ndalur edhe tek kushtet e punës në kompani dhe ndërmarrje të vecanta. Ai ka vlerësuar disa prej tyre të cilat janë në standarte optimale,ndërsa tha se shumica e ndërmarrjeve nuk plotësojnë kushtet më minimale duke nisu nga mungesa e tualeteve apo edhe ajrosjes. Sipas Smajlit kjo konfederatë mbështet cdo punonjës i cili hiqet padrejtësisht nga puna ,por nga ana tjetër mbështet cdo vendim të qeverisë për të shkurtuar punonjës me përformancë të ulët dhe mungesë profesionalizmi.

Artikulli paraprakMANDIJA: FERMERËT PENALIZOHEN PËR ÇERTEFIKATËN E PRONËSISË
Artikulli tjetër4 PRILLI, DITA NDËRKOMBËTARE E VETËDIJËSIMIT NGA MINAT