Ka luajtur pesë vite me Vllazninë dhe ka lënë një përshtypje të mirë tek të gjithë tifozët shkodranë… Lezhjani Dritan Smajli u shndërrua në protagonist të padiskutueshëm të kuqebluve në periudhën 2008-2013, teksa në rolin e mbrojtësit të djathtë la shenjë me aktivizimin e tij. Më pas, ka provuar të luajë edhe me ekipe të tjera, por për Smajlin periudha e aktivizimit me Vllazninë mbetet e artë. Ai është edhe sot e kësaj dite tifoz i kësaj skuadre dhe siç e thotë edhe vetë, do të jetë për gjithë jetën.

Dritan Smajli ka folur me superlativa edhe për skuadrën aktuale të Vllaznisë, për të cilën beson se do të bëjë mirë deri në fund të kampionatit. Smajli thotë se ka besim edhe tek trajneri Migen Memelli që do të punojë maksimalisht për sa kohë do të jetë në Shkodër.

Dritan Smajli mbetet një ndër personazhet e njohur që ka luajtur me Vllazninë dhe padyshim një ndër mbrojtësit goleador me kuqeblutë, që sa herë luajti për këto ngjyra dha shpirtin e tij në fushë.

Artikulli paraprak6 PUSHUES RREZIKUAN MBYTJEN NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërMË 1 SHTATOR NIS SHPËRNDARJA E TEKSTEVE NË SHKOLLA