GOGAJ: PO KONTROLLOHEN TË GJITHA IINSTITUCIONET DIDAKTIKE.
Të gjitha institucionet didaktike duke nisur nga kopshtet e deri tek universitetet në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë janë të detyruara që të pajisen me mjetet e domosdoshme për shuarjen e zjarrit dhe mjete për shpëtimin në raste emergjente.
Shkresa është dërguar nga Ministria e Brendshme drejtuar Prefektit të Qarkut Shkodër Paulin Radovani dhe repartit të zjarrfikësve në Shkodër. Financieri i PMNZSH Jetmir Gogaj pohon një fakt të tillë…
Inspektorët deri tani kanë kontrolluar 20 shkolla kryesisht publike të cilat sipas komandantit të zjarrfikësve Muhamet Smajli kanë shumë mangësi…
Në muajin shkurt të këtij viti shkolla e Shelqetit në Vau Dejës u përfshi nga flakët duke shkrumbuar katin e dytë, një sinjal i qartë që tregon gjëndjen e shkollave në qarkun e Shkodrës sa i përket rrezikut nga zjarret.