Në vitin 2017 rreth 6 mijë persona do të trajtohen me pagesën e papunësisë.

Kështu është parashikuar në buxhetin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale. Kryetari i Konfederarës së Sindikatave në Shkodër Fatmir Smajli shprehet se kjo shifër e parashikuar nga qeveria është tejet e vogël në rang kombëtar. Një problematikë të tillë për papunësinë dhe nurmin e vogël të personave që do përfitojnë nga pagesa e papunësisë Smajlaj thotë se do paraqitet edhe në Këshillin Kombëtar të Punës dhe më pas edhe në ministrinë e linjës. Përveç programit të shpenzimeve për 2017-ën nga ku do të financohen programet e mbështetjes sociale prej ku përfitojnë 6 mijë persona për pagesën e papunësisë do të ketë një fond edhe për nxitjen e punësimit që është parashikuar 490 milion lekë, sërish e pamjaftueshme për nevojat e të papunëve.

Artikulli paraprak“QYTETARËT TË APLIKOJNË PËR NDIHMË EKONOMIKE”
Artikulli tjetërMAVRAJ DHE OZCAN, MIQËSIA E PAZAKONTË