Risia më e fundit nga teknologjia.
Telefonat më të fundit të hedhur në treg ofrojnë shumë veccori mahnitëse, por nuk e mbajnë baterinë aq gjatë. Karikimi i tyre është shpesh dhe shqetësimi më i madh që mund të kenë përdoruesit. Firma Kyocera po provon që ta bëjë këtë me konceptin më të fundit të celularit të tyre i cili përdorë panele solare të ndërtuara në ekran. Kompania e prezantoi pajisjen 5-inç në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, duke shpjeguar se celulari do të mbushej mjaftueshëm shpejtë nga drita e diellit. Pajisja u krijua në bashkëpunim me kompaninë franceze SunPartner, e cila është përgjegjëse për panelet solare të ndërtuara në celular.
/ Star Plus TV /