Kompania indiane Ringing Bells ka zbuluar smartfonin më të lirë në botë.
I quajtur Freedom 251, është smartfoni më i lirë në botë ai vjen me çmim prej 251 rupi indian, ose vetëm 4 dollarë. Freedom 251 vjen me procesorin 1.3 GHz Quad-Core, ekran 4-inç qHD IPS, 1 gigabajt RAM memorie dhe 8 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 32 gigabajt përmes kartelës microSD. Pjesë tjetër e karakteristikave janë dhe kamera kryesore prej 3.2 megapikselë dhe atë të përparme prej 0.3 megapikselë. Ky smartfon punon me sistemin operativ Android 5.1 Lollipop dhe posedon baterinë prej 1.450 mAh. Freedom 251 do të jetë në dispozicion për porositje duke filluar nga nesër, ndërsa më vonë sot këtë smartfon do ta lansojë zyrtarisht Ministri i Mbrojtjes i Indisë, Manohar Parrikar.
/ Star Plus TV /