“PS për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”. Me këtë moto, socialistët shqiptarë i hapën udhën punimet të kongresit të shumëdebatuar.

Në të marrin pjesë 1.460 delegatë, shumica e të cilëve për herë të parë në një kongres. I pari që foli ishte kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. “Ne duhet të jemi në lartësinë e besimit që qytetarët na kanë dhënë. Shqipëria na pret në kryet të detyrës pasi të kemi mbyllur diskutimet në shtëpinë tonë dhe shpresoj që nga ky Kongres të dalim më të fortë”, tha Veliaj. Dy janë pikat kryesore në këtë Kongres; fjala përshëndetëse e kryetarit Edi Rama dhe diskutimet për ndryshimet statutore që pritet të votohen. Deputeti Ben Blushi pritet të mbajë një fjalim dhe po ashtu mbështetësit e tij, që do të kundërshtojnë propozimin e Ramës për mbajtjen e referendumi për ligjshmërinë e mandatit të tij në krye të PS. Këtyre debateve i ka paraprirë mbështetësja e Blushit, deputetja e Shkodrës Mimoza Hafizi, me një editorial ku thotë: “Referendumi është thirrje për votë mbi një problem, zgjedhjet në parti janë vota e kërkuar për një njeri. Po kërkojmë në krye të partisë një njeri dhe jo një problem. Rezultati i referendumit nuk do të ketë ndikim mbi të shkuarën”. Ndërkohë, një burim nga PS ka sqaruar për Top Channel se kryeministri Rama ka shkruar një fjalim të gjatë që do të fokusohet në të ardhmen e PS dhe çfarë duhet të bëjë ajo për zgjedhjet e vitit 2017. Gjatë pasdites së premte, Rama gjeti kohë të shtronte një pritje për të ftuarit e huaj dhe aleatët, ku të pranishëm ishin edhe ish-presidenti Bamir Topi dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Artikulli paraprakFunny Horoscope – 19.03.2016
Artikulli tjetërEURO-SOCIALISTE STANISHEV: PS I MBIJETOI REGJIMIT AUTORITAR TE BERISHES