Spanjollët iu drejtuan sot kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tretat në 4 vite pas krizës së Katalunjës. Vëmendja është e përqëndruar tek radikalët e djathë të lëvizjes Vox, të cilët pritet të hyjnë për të parën herë në parlament prej vitit 1982 pas rënies së diktaturës së Francisko Frankos.
Lideri i tyre Santiago Abaskal ka premtuar fundin e vetëqeverisjes në Katalunjë dhe rajonet e tjera separatiste, po ashtu edhe luftë kundër shoqërisë multi-kulturore.
Deri në orët e pasdites pjesëmarrja shënoi një ndër shifrat më të larta të periudhës së demokracisë duke tejkaluar 60%, 9.5% më shumë se në zgjedhjet e 2016-ës. Sondazhet i japin kryesimin socialistëve të kryeministrit në largim Pedro Sançez. Si kurrë më parë, asnjë nga dy partitë e mëdha nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë e vetme. Elektorati është i ndarë mes 5 partive.
Sançez ka paralajmëruar rrezikun që Spanja të bjerë në duart e populistëve si Italia dhe Austria, nëse qeverinë e formojnë të djathtët e Partisë Popullore që mund të bashkohen me radikalët e Voxit.